
Sajmir Çoku – Humbja e shpresës, kriza e besimit, shpërlarja e trurit politikisht bashkë me kërcënimin e bukës e gojës, janë edhe arsyet kryesore pse sot po na qeverisin Bandat Politike për 30 vjet me vetë “Bekimin” e votave tona që me hir e pahir po mbajmë në PUSHTet Llumin më të Ndyrë të racës njerëzore dhe Politike..Vrasja e të riut 25 vjeçar që shumë po e etiketojnë sipas oreksit të vet, nuk është gjë tjetër veçse një “vepër” e radhës e Krimit të mirëorganizuar Shtetëror të kësaj Bande Qeverisëse që duket se ka marrë përsipër ti japë edhe “Grushtin” final këtij vendi.. “Djegia” e vendit është i “vetmi” SKENAR “Efikas” për të mbuluar Mega-vjedhjet shumë Miliardëshe të Bandave Mafioze Qeveritare në këto 3 dekadat e fundit që po e çojne ekonominë e këtij vendi të shumë përvuajtur drejt një Falimentimi katastrofik.. !Për fat të keq Historia po përsërit vetveten..Asgjë nuk ndodhë rastësisht..Gjithë “suksesi” i kësaj klase Politike në këto 30 vite “demokraci” të menderosur, nuk është veçse Humbja e besimit dhe e shpresës së një populli që për më tepër vuan edhe nga “amnezia” afat-shkurter e historisë që po përsëritet sa herë që PUSHTeti kalon nga njëri “krah” Politik tek tjetri.. 2 Prilli 1991 me vrasjen e Krimit shtetërore të 4 të rinjve te pafajshëm të Shkodrës, (vrasësit e tyre jo vetëm që nuk u dënuan asnjëherë, por sot janë në postet më të larta të PUSHTetit qeverisës..). Marsi i 1997 që erdhi si Mallkimi më i keq i këtij vendi.. (që shënon numrin më të pa imagjinueshëm të viktimave në vazhdimësi prej 23 vitesh si pasoje e shpërndarjes së armëve në duart e super kriminelëve ordinerë, dhe kush e di deri kur do vazhdojë akoma ky Mallkim..)!9 Janari 2004 i tragjedisë detare me humbjen e 28 jetëve të pafajshme që ishin të detyruar të kërkonin një jetë më të mirë larg vendlindjes.. (asnjë i akuzuar apo i dënuar nga fajtorët e vërtetë..).15 Marsi 2008 GËRDECI, Bomba që ju plasi në duar Qeveritarëve Mafiozë ku u vranë 27 njerëz të pafajshëm dhe u plagosen me dhjetëra e dhjetëra të tjerë.. (sërisht as në këtë tragjedi nuk u fajësua apo dënua askush, përkundrazi vazhdojnë të drejtojnë në postet më të larta qeverisëse dhe partiake..)!21 Janari 2011 me vrasjen e 4 demostruesve të tjerë po nga Krimi shtetëror.. (përsëri asnjë i dënuar, përkundrazi janë “shpërblyer” me postet më të larta qeveritare dhe partiake..).Dhe sa e sa krime të tjera të “dirigjuara” nga PUSHTeti politik që nuk do të zbardhen kurrë, eshtë treguesi më i qartë se ky vend po shkon drejt Katastrofës finale te Falimentit që do të vërë pastaj në diskutim edhe Egzistencën ose Jo të Shqipërisë në hartën gjeo-politike të Europës.. Është e turpshme se si politika gjen mënyrat ma perverse për te realizuar kapjen e PUSHTetit të tyre duke manipuluar edhe pafajësinë e “minoreneve..” të keq arsimuar jo pa qëllim prej 3 dekadash për ti degraduar lehtësisht në militantë politikë të tipit “halabakë..”! Për gjithë sa kam shkruar më lart, më vjen ndër mend një fjalë e urtë nga Fishta i Madh që thotë: “shqiptarët janë ashtu siç i don armiku..”!