Autoritetet amerikane arrestojnë Efraim Diverolin
Florida – Efraim Diveroli është arrestuar ditën e premte nga autoritet amerikane me akuzën e armëmbajtjes pa leje. Diveroli është pronari i kompanisë AEY, i cili arriti të nënshkruajë një kontratë prej 300 milionë dollarësh me Pentagonin për blerjen e transportimin e municioneve nga Shqipëria në Afganistan.
Aksident tragjik në Portugali, 6 të vdekur 72 të plagosur
Lisbonë- 6 të vdekur dhe 72 të plagosur është bilanci një aksidenti zhinxhir të ndodhur në 250 km në jug të kryeqytetit portugez. Në aksident janë përfshirë një numër prej 4 automjetesh që janë goditur njëra pas tjetrës në formën e një zinxhiri.
Me sa bëhët e ditur gjendaj e 24 të plagosurve është shumë e rëndë.
Në vendngjarje kanë shkuar për të dhënë ndihmën e parë 200 punonjës të ndihmës së shpejtë, 68 mjete të ndryshme dhe 2 helikopte