ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" - nga 26 nëntor 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Diaspora duhet të përkrah vetëm ata ……**

02/07/2015 by Pafragje

anton_lulgjuraj1Ashtu sikurse edhe titulli i këtij artikulli, do përpiqem shkurtimisht të ngjall një reflektim mendor tek të gjithë ata që janë aktivistë, politikan apo të ndonjë profesioni tjetër në lidhje me situatën e shqiptarëve në Mal të Zi. Këtë mesazh dua të ua dërgoj të gjithë mendje ndriturve të sinqertë, aktivistëve dhe kontribuesve, e pa përjashtuar këtu edhe Diasporën tonë në SHBA.

Kjo decenie e fundit solli ndryshime rrënjësore në pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi. Shumë u bënë viktima të sistemit. Disa i hëngri atdheu. Të tjerët punuan për interes jo kolektiv, ndërsa në mesin e këtyre kishte edhe injorant e delirant politik të cilët të paarsimuar dhe pa njohuri elementare për situatën politiko – sociale, të udhëhequr nga injoranca dhe krenaria bosh, filluan të spostojnë problemet e Malësisë dhe shqiptarëve në Mal të Zi, duke filluar të merren me çështje që atyre as nuk u takojnë. Tentuan të ndërtojnë kulmin pa ndërtuar themelin. Kjo tregon jo seriozitet, situatë qesharake, nivel të ulët të vetëdijes etj.

Së parit, pozita e shqiptarëve në Mal të Zi, në rrafshin gjeneral, është më se e mjerueshme dhe tepër shqetësuese, sepse mungesa e perspektivës dhe zhvillimit janë faktor përbërës të asimilimit dhe shpërnguljes së shqiptarëve në Mal të Zi. Politika e pushtetit të shtetit malazez është e shekujve të kaluar. Nëse para mijëra vjetëve filozofët Platoni e Aristoteli flisnin për ndarje pushtetesh, sot në Mal të Zi ndarja ekziston vetëm në letër. DPS po shndërrohet përditë e më tepër në parti diktatoriale duke e kthyer shtetin në sistem monopartiak. Sepse është duke e degraduar opozitën në çdo formë të mundshme. DPS është alfa dhe omega e mjerimit dhe varfërisë qytetare në Mal të Zi.

Së dyti, Malësia kërkon të drejtat e saj që 20 vjet e më tepër. Një nga ato të drejta është vetëqeverisja lokale – Komuna e Malësisë me qendër Tuzin. Ende e parealizueshme. Me punën e “përfaqësuesëve” tanë, rrezikon të mbetet vetëm pjesë e një ditari politiko – historik. Poashtu, edhe Ulqini që sa kohë kërkon kthimin e të mirave detare, por që nuk u arrit gjë deri tani. Për fat të keq, në disfavor të kësaj çështje punuan shumë politikan nga Ulqini. Sot, Qeveria e Malit të Zi kontrollon mbi 30 milion metra katrorë det të Ulqinit. Vendi bregdetar më i bukur në të gjithë Malin e Zi është kthyer në vendin më të varfër dhe më të zbrazët turistik.

Së treti, qytetet tjera që dikur përbënin pjesën më të madhe të popullsisë të banuar me shqiptarë, Plava, Gucia, Tivari dhe Rozhaja, sot janë kthyer në qytete fantazmë nga ana e përkatësisë me kombësi shqiptare. Përqindja e shqiptarëve çdo ditë është në rënje. Deri tani asnjë shpresë qytetarët e këtyre trevave nuk e shohin. Sikur për ta dielli ka përfunduar. Shtëpi bosh. Toka djerrë. Transformim gati në shkretëtirë.

Së katërti, partitë politike me origjinë shqiptare në Mal të Zi më shumë ngjasojnë, nga njëra anë, si subjekte përbërëse të humorit se sa subjekte që veprojnë mbi bazën e akteve dhe qëllimeve për të cilat janë themeluar, kurse nga ana tjetër ngjasojnë me subjekte për të cilat të vjen keq që asnjëherë nuk arritën të kuptojnë dhe veprojnë për interesa të qytetarëve. Deri më sot, janë vetëm shërbëtorët falas dhe më të denjtë të pushtetit diskriminues të Gjukanoviqit. Kjo sjellë edhe dyshimin e madh se për çfarë u themeluan të gjitha këto parti politike gjoja shqiptare?! Madje, ka disa muaj që deputetët shqiptarë ngatërrohen dhe akuzojnë njëri – tjetrin për ndarje copëzash të pushtetit. Aq shumë zhurmë kanë bërë sa që mund të barazohet me të gjitha veprimtaritë që kanë bërë për çështjen e shqiptarëve në Mal të Zi për 20 vjet. Nga një parti, në terma biologjik, u shumuan dhe u krijuan mbi 7 parti. U ndanë që të mos bashkohen. Edhe pse pa u bashkuar nuk ka ndonjë rezultat kualitativ, por bashkimi kërkon kompromise që ndoshta për dikënd mund të jenë edhe shumë të rënda. Iniciativa për shkrirje mund të vijë vetëm nga ata që shohin interesin e përgjithshëm primar. Sot, partitë të ashtu quajtura shqiptare kanë vendosur që mos t’i bashkangjiten iniciativës për ndryshim pushteti, por duan që ta mbajnë Gjukanoviqin në pushtet, ndoshta sipas tyre përgjithmonë! Ky është akt tragjiko – politik për përfaqësuesit “tanë”!

Së pesti, shteti amë Shqipëria po përballet me situata aspak të favorshme të përçarjes së thellë të politikës së brendshme. Mungesë vizioni paraqet edhe Kosova. Ekzodi masovik i shpërnguljes së kosovarëve nga trojet e tyre në drejtim të shteteve të ndryshme përbën shqetësimin themelor të Kosovës në përvjetorin e 7 të Pavarësisë së saj. Ky problem e zhytë edhe më thellë në aspektin e zhvillimit shtetin e Kosovës. Shqiptarët në Maqedoni të përçarë dhe të copëtuar. Në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc zëri po vjen duke u zbehë përditë. Plani strategjik mbarëkombëtare është ende iluzion. Në vend që të krijojmë rrjete bashkëpunimi duke u zgjeruar, ne kthehemi në vetëizolim.

Së gjashti, organizimi i diasporës shqiptare kishte batica dhe zbatica, sidomos gjatë dy dekadave të fundit. Por, do veçoj “organizimin” e Diasporës shqiptare në SHBA pas çlirimit të Kosovës. Diaspora, pas çlirimit të Kosovës mbeti në udhëkryq. Filluan grindje dhe urrejte sikur cili do ishte flamurtari. Tepër qesharake një pjesë e madhe e tyre. Filluan ta harrojnë Malësinë. Madje, shkojnë aq larg, sa nga kërkesat për themelimin e Komunës së Malësisë, tani kërkojnë “ndryshim kufijsh dhe krijimin gjoja një lloj Shqipërie tjetër”. Këto janë tema për të thënë se gjoja “ne po punojmë”. Ai person që nuk i ndihmon vendlindjes së vet, ai nuk mund ti ndihmojë dhe nuk i ndihmon askujt tjetër. Është e thjeshtë. Njerëz që mbajnë urrejtje për njëri – tjetrin nuk mund të pretendojnë se do bashkojnë dikënd tjetër, kurr. Fjalë shumë e punë aspak. Ky është përkufizimi për një pjesë të diasporës. E përsëris, për një pjesë të diasporës.

Është qesharake të pretendosh të trembesh nga fusha bishën që është në mal. Shumë nga deklaratat e disa krerëve të shoqatave në Diasporë dhe e disa aktivistëve tjerë, janë pëngesë e madhe në realizimin e të drejtave tona. Deklaratat e tyre kam përshtypje se janë të pa kontrollueshme kur nxjerren edhe pse u jam vetëofruar shumicës për ndihmë. Ata më njohin mua. Unë erdha në mesin e tyre disa herë për të biseduar me ta. U rrëfeva para tyre në mënyrën më të sinqertë. Deklarata se “protestojmë kundër Malit të Zi”, etj, nuk sjellin asnjë të mirë për shqiptarët që jetojnë këtu. Duhet të bëhet dallimi në mes shtetit dhe pushtetit.

Pyetja shtrohet: si dhe çfarë rolit duhet të ketë diaspora në vendlindje? Diaspora duhet gjithmonë të ketë rolin e unitetit dhe të mbajë pozicion qëndror dhe të paanshëm ndaj çdo subjekti dhe aktivisti në vendlindje. Diaspora duhet të përkrah vetëm ata që veprojnë mbi bazën e parimeve dhe projekteve për të mirën e Malësisë dhe shqiptarëve në Mal të Zi. Të mos i shpërndajmë forcat por ti akumulojmë në një vend (të marrim shembullin e hebrejve). Zëri i Diasporës duhet të kthehet në zërin kritik ndaj çdo veprimtarie në vendlindje, sepse në këtë mënyrë do i detyrojnë të punojnë më mirë politikanët në Malësi e në vendet tjera shqiptare. Realiteti duhet të pranohet ashtu siç është. Ideologjia është frymë e brendshme që udhëheq shpirtin dhe mendjen e çdo njeriu. Këtë duhet ta kemi pikë të fortë, por pragmatizmi kërkon reflektim dhe gjykim mbi gjëndjen aktuale. Karakteri i fortë dhe vizioni mendor do thoshte të kundërtën që vjen nga një pjesë e diasporës tonë. Ne nuk duam ta ndajmë Malin e Zi. Mali i Zi është shteti ynë, edhe pse i imponuar. Ne e themeluam me votat tona. Këtë e pranon edhe faktori ndërkombëtar e rajonal. Ne duhet ta demokratizojmë shtetin tonë. Ne duhet të jemi popull auktokton shtet formues pa të cilin Mali i Zi nuk mund të mbijetojë. Ne duhet të jemi në çdo organ shtetëror, të udhëheqim me ministri dhe pse jo, të jetë një ditë edhe Kryeministri dhe Presidenti i Malit të Zi me përkatësi shqiptare. Ndoshta kjo tingëllon si një iluzion, por me vullnet çdo gjë kthehet në realitet. Duhet të jemi produktiv dhe kualitativ, e kundërta na mban në pozitën aktuale.

Duhet të jemi të duruar dhe të kemi durim. Nëse një ditë kufijtë do ndryshojnë në Ballkan, më besoni se nuk do vij nga Malësia e as nga malësorët, por do vijë nga forca dhe trysni ndërkombëtare që sundojnë botën. Me këtë dua të them se duhet të bëhemi pragmatist, por jo të shkelim parimet dhe të drejtat tona. Ne ato duhet t’i kërkojmë në çdo moment dhe duhet të dijmë se në cilin vend ti adresojmë. Kjo është vetëm një përmbledhje e shkurtër e asaj çfarë fare mirë mund të kthehet në një modus vivendi themelor për të drejtuar vendin dhe të ardhmen tonë.

Me nderime dhe respekt

Mr. Anton Lulgjuraj

Specialist i të Drejtës Ndërkombëtare dhe Evropiane

 

** Shenim : Titulli është i redaksisë së AlbDreams.Net.(Origjinali “Reflektimi Blic”)

 

 

Filed Under: Diaspora, Emigrantet, Grudë, Histori

Leter e Hapur e Vasel Sinishtaj

01/25/2015 by Pafragje

  • vasel-sinishtajAmbasadës amerikane në Podgoricë, Zonjës Sue K. Brown- ambasadore
  • Delegacionit evropian në Mal të Zi-Komisionit evropian në Podgoricë, Zotëris Mitja Drobniç,ambasador
  • Misionit të OEBS-it në Mal të Zi- Zonjës Janina Hebriçkova, ambasadore [Read more…]

Filed Under: Grudë, Histori, Malësi, Sidebar

Vetësakrilegji deri në absurd i një atdhetari të shquar, ndryshe Shtjefën Ivezaj, rilindasi shqiptar i kohës moderne

01/17/2015 by Pafragje

101_2921Kadri Ujkaj * – Kujtdo që i ka takuar të vizitojë Muzeun etnografik në lagjen Lekaj , Tuz, Mali i Zi, është befasuar nga një punë jo e zakonshme e një njeriu të thjeshtë, rreth të 80-tave, Shtjefën Ivezajt . Falë këtij investimi , së paku, prej 12 vitesh drejtori i këtij muzeu, z. Shtjefën Ivezaj nderohet në një mënyrë krejt të veçantë nga vizitorë të ndryshëm dhe mbarë Malesia përballë shpërfilljes, së plotë, deri në absurd ndaj veprës së tij, nga qeverisja lokale dhe qendrore në Mal të Zi, mjerisht edhe aty ku “qeverisin”shqiptarët. [Read more…]

Filed Under: Grudë, Histori, Hot, Kulturë, Malësi

Deklaratë për Protestë

03/24/2014 by Pafragje

Të nderuar qytetar të Malësisë dhe bashkatdhetarë kudo që jeni.

forumi_demokratikAshtu sikurse u kemi informuar rreth dy javë më parë, Forumi Demokratik për Integrim ka paralajmëruar Protestë për të gjitha këto padrejtësi që pushteti shtetëror i udhëhequr nga PDS po i bën në dëm të trevës së Malësisë. Konkretisht, fjala është për Komunën e Malësisë / Tuz, ku mos dhënja e statusit të Komunës është bërë pëngesë e perspektivës së qytetarëve të kësaj treve.

Ne si FDI, [Read more…]

Filed Under: Grudë, Histori, Malësi, Politikë

Pavarësia e Shqipërisë dhe trojeve shqiptare

02/28/2014 by Pafragje

monumenti _pavarsiseProf. Gjon Frani Ivezaj  Ne sot, jemi të bashkuar rreth Flamurit dhe po përkutojmë 101-vjetorin e Shpalljes së Pavarsisë të Shqipërisë, ku, burrat më të shquar të kombit tonë, të prirë nga patriotët Ismail Qemali dhe Imzot Nikollë Kacorri, shpallen lirinë  e trojeve tona dhe hodhën themelet e shtetit të ri modern shqiptar.

Shqipja e filloi fluturimin e saj me dhimbje, por e vendosur të valvitet krenare në të gjithë trojet etnike shqiptare nga Veriu ne Jug, nga Kosova deri në Camëri, në Mal te Zi dhe [Read more…]

Filed Under: Grudë, Histori, Sidebar

Lek Lulguri: Ish deputeti shqiptar i shqetsuar per politiken shqiptaro-malazeze

09/26/2013 by Pafragje

lek lulguriKemi shkeputur nga facebook i Z.Leke Lulguri ish deputet shqiptar i cili e ndjek me vemndeje dhe shqetsohet per politiken e mbrapsht shqiptare per gjendjen e shqiptarve ne Mal te Zi,ne trojet e tyre ilire.

Lek Lulguri

Me Ramen e njejta kenge,njesoj si me Thacin,e falenderojne Gjukanoviqin ne gjuhen serbe “hvala lijepo” per kujdesjen e treguar ndaj shqiptarevet ne Mal te Zi,/rrehni,torturoni e burgosini perseri,se do te jen per dite e me lojal.

 

Edvard GJ Gojcaj Votat e popullit i kan pru kta lider “patriot Shqiptar”ne pozite

Jehona Salaj Kot I shani, fajin e kemi vet!

Lek Lulguri Po cka te bejne nji pakice-nje “grusht “shqiptaresh ne nje shtet sllav,armiq te perbetuar shekullor,te braktisur nga te gjithe,nga dy shtete shqiptare.

Gjelosh Ivezaj Numri i shqiptareve ne Mal te Zi dita dites po zvoglohet,nji pjese e madhe ka emigrua do jane asimilua e ne kete e deshirojm thote Gjukani.rama-gjukanoviqi

 

 

Tetova Online

A doni edhe ju të fotografoheni me Obamën ?\

Arben Berisha kush, une te fotografohem me Barake Obamen? jo jo jo – se me gjujn me domate ne rrug

Arben Sinani fotoshopi pak dallim ka prej origjinales,shikoni duart dhe buzqeshjet e obamave!!!???

Lirinushi Elira si.qesh.me.zor…..NGERDHESHJE—

Leni Shemlika-sherifi o zot car femra Linda …tpakten te kishte shku te ishte kref per ate dit …ju kan lepi balluket

Bashkim Berisha Kali te Obamarama-obama-gjukanoviq

 

 

 

 

Filed Under: Diaspora, Emigrantet, Grudë, Histori

134 Vjetori i një Akti Diplomatik të Krerëve të Hotit dhe Grudes në mbrojtje të trojeve shqiptare ..

09/25/2013 by Pafragje

ndue_bacajNga  Ndue  BACAJ

Pas kongresit të Berlinit (1878) Pushtuesi Otoman i dobsuar, per të shpëtuar vetvehten  kishte “vendosur” tu bejnë qjefin disa fuqive të  Medha të Europes plakë , madje shpesh edhe jashtë vendimeve famëkëqia të ketij kongresi.. Lëshimet e Turqisë (konformë deshirave kryesisht të Rusisë si fituese e luftes kundër perandorisë Otomane) kerkonin të  knaqnin  grykesinë e pafundme të sllavëve të Ballkanit , Serbisë e Malit  Zi  ,duke  u “falur” troje  nga më shqiptaret e Shqiperisë Etnike ,ku ketë “fatë” të keq më së shumti e kishte  Malesia e Madhe , e cila  gjithnjë kishte qenë  e gatshme të mbrojë trojet e veta  me PENDË E  PUSHKË…. Pikrisht një nga keto kohë të veshtira tregon edhe protesta e 21 shtatorit të vitit 1879,që krenët e Hotit e Grudes (si palca atdhetare e Malësisë e Shqiptarisë) ,me shumë diplomaci  ju a drejtojnë  fuqive  Europiane që kishin besim në drejtesinë e tyre ,(por edhe ndonjerës që ende shikonte me “gjyslyqe” sllavo-ortodokse). Protesta  ishte vijim i qendresës  diplomatike të mbeshtetur në programin  kombëtarë  të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit , ku kishin perfaqësuesit e tyre edhe Hoti e Gruda…

Siç dihet nga dokumentet e asaj kohe kongresi i Berlinit ishte detyruar të “miratonte” dhenien e Plaves e Gucisë Malit Zi dhe jo Hotin e Gruden, të cilat me ketë rast ishte e gatshme ti shkëmbente  perandoria Otomane , e cila nuk e kishte ndjerë krurrë vehten sunduese të vertet as në Hot as në Grudë…

Ne në nderim e perkujtim të ketij akti diplomatik që 134 vite më parë , shprehte qartë  urtësinë , trimërinë ,atdhedashurinë  dhe besimin te Europa (perendimore..), menduam ta rikujtojmë duke e “rishkruar” si më poshtë …:

SHKODER , 21 SHTATOR 1879

PROTESTË  E KREREVE TË KRAHINAVE TË HOTIT DHE GRUDES

DREJTUAR FUQIVE TË MEDHA,KUNDER PERPJEKJEVE  PER LESHIMIN QOFTË EDHE TË NJË PELLEMBË TOKË  SHQIPTARE MALIT ZI…:

“…Të nenshkruerit  krerë të Hotit dhe të Grudes  kanë nderin tju parashtrojnë  per vleresim nga ana juaj, faktet që vijojnë :  Meqense komisioni europian i ngarkuar per caktimin e kufirit me Malin e Zi ,kur erdhi në kodrat e Shipshanikut dhe të Vranines , pyeti banoret e kesajë treve mbi deshirat e tyre ,të nenshkruarit  ishin të bindur  që pergjigjja e tyre ishte marrë parasyshë. Me keqardhjen më të madhe mesuam sot se me kerkesen e malazezve ,vija e kufirit  do ëe kalojë  pranë  Pulo-Grudës ,duke i lenë  Malit Zi Kodrat e Vranines. Gjithë Bota e  di dhe  provon në menyre të qartë që ,as banoret e Potgorices ,dhe as ata perreth saje ,nuk zoterojnë as më të  voglen ngaster toke që nga Pulo-Gruda ,në  Kishen e Shenkollit ,te mulliri i Haxhi Myftarit ,që ndodhet pranë ures së vjeter të Cemit  dhe deri në kodren e Bojshimes dhe që i gjithë teritori  që ndodhet në ketë anë  të vijes së permendur  është pronë ekskluzive  e fiseve të Hotit dhe të Grudes.  Kongresi i Berlinit  ka vendosur që vija e kufirit  në fushë do të kaloje nga vendqendresa e Plavnices ,duke u drejtuar te Hani i Kakarriqit ,që ndodhet mbi Dinoshë ,dhe duke i lënë Turqisë (kupto Shqiperisë së pushtuar)  gjithë teritorin e Grudes ; kjo na është dekleruar disa herë  në formë të prerë si nga autoritetë perandorake ,ashtu edhe nga perfaqesuesit  e fuqive të huaja me seli në Shkoder. Të nëshkruarit  , duke pasur besim në shpirtin e drejtesisë që ju karakterizon ,shpresojmë në mënyrë të patundur  që perpjekjet tuaja do të bejnë që Komisioni Europian  të marrë per bazë ,ashtu siç e shpresojmë traktatin e Berlinit , pa lejuar  që të behet as  më i  vogli ndryshim ,sepse është e pa kundershtueshme  që asnjë banor i ketyre viseve ,sikunder edhe të nënshkruarit …nuk mund të pranojnë të kalojnë në sundimin e Malit Zi.

Në qoftë se fatkeqsisht fjalet që janë perhapur  dhe që po pezmatojnë  shpirterat e banorve  të Hotit dhe të Grudes do të vertetohen, dhe se qoftë edhe pjesa më e vogel e teritorit të sipershenuar do tju hiqej në perfitim të Malit Zi , atëherë të drejtat tona më të shenjta do të shkeleshin me kembë ,dhe qenia e jonë do të rrezikohej , sepse në Hot e sidomos në Grudë ,nuk do të mbeteshin më ,veçse male shkembore  dhe të thata. Ky akt  padrejtesie  do të denonte me mergim  banoret e ketyre dy fiseve ,kreret e të cileve  janë të nenshkruarit.  Pasoja e pashmangeshme të ketij  vendimi do të na  detyronte të benim një qendresë  deri në vdekje se sa të leshonim qoftë edhe një cop të Atdheut tonë të dashur. Prandaj të nëshkruarit  kanë nderin t’ju drejtohen juve  juve zoti konsull (konsuj…) ,duke ju  lutur  të ndëhyni , me qellim që kufiri të caktohet në perputhje  me traktatin e Berlinit  dhe me sigurimet e prera që ju janë dhënë dikur ;

Të nenshkruarit kanë nderin të jenë :  Bjraktari i Rapshes Ahmet , Dedë Gjon Luli ,  Nikollë Mirash Hasanaj , Ujkë  Miculi ,  Stak Preçi ,  Mal Gjoka , Ahmet Dino ,Mustaf  Ujka ,  Mark Sula , Fran Haxhi , Dakë  Pulaki , Mal Marku ,Nikë Ujk Preçi ,Pjeter Nika , Bajraktari i Grudes Smajl Martini ,Baca Kurti , Shaban Smaku , Dedë Miraku ,Dush Prela ,Sokol Baci , Haxhi Gashi , Halil Qafa , Tafil Kurti , Shul Uci , Zek Alia  dhe Beqir Osmani .” ( Vlen të shenohet se bajraktari i Hotit Çun Mulen në atë kohë gjindej ne Prizren )…

Protesta u  dorzohet  konsujve të Frances , Anglisë , Austro-Hungarisë dhe Italise me rezidencë  në konsullatat perkatese në Shkoder..( kjo është edhe aresyeja që në kokë të ptotestes shkruhet Shkoder…

Ne per ta berë me të lehte leximin e nenshkruesve të protestes i  shenuam emrat pa titujt koçobash që  u vihen thuajse të gjithë nënshkruesve…gjë që nuk cenon vlerat e atyre burrave që në ato ditë të veshtira si gjithnjë  diten tu dalin zot trojeve të Malesisë  Madhe e Shqiperisë , së pari në rrugë diplomatike , e pastaj me “Zanatin” e  të  parve  tyre ,  me  armë në dorë…

M.  Madhe me 21 shtator 2013

 

Referenca : Akte të Rilindjes  Kombetare Shqiptare  1878 – 1912 , si dhe dokumentet ku janë marrur  per tu permbledhur si  më siper :

– AMAE ,CPC ,Konsullata e Frances  në Shkoder vëll. 21 ,fl.350r-351v.

Shtocë e letres nr.18…perkthyer nga varianti frengjisht..

-PAAA ,Turqia 129 ,vëll.II ; Aktet e kongresit  të Berlinit  ,II, 1878 ,dok. nr.33 …

 

Filed Under: Grudë, Histori, Kulturë

Deklaratë publike drejtuar Këshillit Nacional Shqiptaro Amerikan – NAAC – ut

09/18/2013 by Pafragje

anton_lulgjurajPara pak ditësh, FDI është njoftuar për një organizim Tuajin në një mbrëmje gala për ndarjen e çmimeve për “njerëz të shquar” që mbahet në Nju Jork. Ndër të ftuarit është edhe Kryeministri i Malit të Zi z. Millo Gjukanoviq. Në parim jemi dakord për ftesën sepse “largimi nga ballafaqimi krijon indiferencën. Indiferenca krijon përshtypjen e frikës, kurse frika arsyeton mungesën e ballafaqimit të mundësisë së zgjidhjes së problemeve”. Por, edhe ftesa duhet të ketë një agjendë me të cilën ne nuk jemi të njoftuar!

Është e kuptueshme se këto takime, që organizohen në forma të ndryshme, në mes të cilëve ka të ftuar personalitete të larta të politikës dhe udhëheqës të ndryshëm, krijojnë mundësinë e dialogut më të lehtë në mes të njëri – tjetrit dhe mund të jenë pikënisje për zgjidhjen e ndonjë problemi në mes palëve të ndryshme.

FDI kërkon bërjen publike të agjendës së takimeve të organizuar nga NAAC – u.

Nëse përfaqësuesit e NAAC – ut, në takimin me Kryeministrin Gjukanoviq, do shtrojnë për diskutim këto çështje:

  1. A do vazhdoni edhe më tutje politikën asimiluese ndaj shqiptarëve në Mal të Zi duke mos zhvilluar asnjë sektor të zhvillimit ekonomik, por përkundrazi duke krijuar kushtet për “dëbim kolektiv”?
  2. Kur do i jepet statusi i vetëqeverisjes lokale Malësisë së Madhe me qendër Tuzin?
  3. Kur do kërkoni falje për 18 shqiptarët e arrestuar nën aksionin policor “Fluturimi i shqiponjës”, si dhe kur do të dëmshpërblehen për shkak të ushtrimit të torturës ndaj tyre?
  4. Kur do ti ktheni pronat kolektive në Malësi (prona në Vuksanlekaj, Dinoshë, Milesh etj) dhe Ulqin (siç është Valdanosi e cila është toka më e madhe e mbjellur me ullinj në të gjithë Malin e Zi)?
  5. A do ta shpallni antikushtetues Ligjin për rendin publik dhe qetësinë i cili ndalon përdorimin e lirë të simboleve kombëtare për popullin autokton dhe për popujt e tjerë pakicë?
  6. Kur do i ktheni të mirat detare Komunës së Ulqinit?
  7. Si mund të vijmë tek realizimi i sjelljes së abetares së unifikuar për nxënësat shqiptar në Mal të Zi?
  8. Shumë herë keni premtuar për realizimin e Komunës së Malësisë. A keni gënjyer atëherë apo gënjeni sot? Apo atëherë, sot e gjithmonë???!!!
  9. A do e mundësoni që diaspora të votojë për përfaqësuesit e saj në Mal të Zi?

Si këto pyetje dhe shumë të tjera, do duhej të ishin pjesë e agjendës. Pra, nëse këto pyetje i bëhen z. Gjukanoviq, atëherë ne inkurajojmë takimin dhe kërkojmë që të firmoset një marrëveshje pas përgjigjeve që z. Kryeminister mund ti japë. Nëse këto pyetje nuk ekzistojnë në agjendë, atëherë NAAC – u nuk ka asnjë arsye që ta ftojë z. Gjukanoviq. Përkundrazi, duhet që të ndalojë pjesëmarrjen e gjithë atyre përfaqësuesëve të Malit të Zi të akredituar në SHBA.

Ne e kuptojmë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe mardhënieve të fqinjësisë së mirë, por këto mardhënie dhe ky bashkëpunim, nuk mund të bëhet më në kurriz të shqiptarëve jashtë kufirit administrativ të Republikës së Shqipërisë. Ne duam të jemi mirëbesues që agjenda do të publikohet dhe NAAC – u do marrë përgjegjësi, në të kundërt ardhja e Kryeministrit Gjukanoviq mund të përballet me protesta të cilat besojmë se Diaspora do t’i organizojë në mënyrë masovike dhe ku përfaqësuesi i FDI – së do të marrë pjesë.

Presim reagimin nga NAAC – u në lidhje me ngritjen e këtij problemi!

Anton Lulgjuraj

Kryetar i Forumit Demokratik për Integrim

 

 

 

 

Filed Under: Grudë, Histori, Malësi, Politikë

Komuna e Malesise,referendumi konsultativ dhe ngjarjet ne Dinoshe.

03/28/2013 by Pafragje

Sytki_NdrecajDuke mos marrë përsipër të bëj rolin e një analisti perfekt, por me atë njohje që kam të ndikoj sado pak në sqarimin e rrethanave se ku ndodhen bashkëmalësorët e mi në vendin e tyre autokton ( por që historia i ka lënë pa të drejtë nën Malin e Zi ), si dhe me dëshiren që nepërmjet këtij shkrimi të shpreh pikpamjet e mia individuale me qëllimin e mire që të shërbej në më të miren e mundshme për bashkimin, mirëkuptimin, [Read more…]

Filed Under: Grudë, Histori, Malësi, Politikë

Reagim kundër torturës dhe cënimit të lirisë së shprehjes 07.12.2012

12/09/2012 by Pafragje

Forumi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e radhës në lidhje me situatën e shqiptarëve në Mal të Zi. Incidenti i krijuar nga policia malazeze në lidhje me keqtrajtimin e studentëve shqiptar në Ulqin, të cilët për festën e “100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë” të mbështjellur me simbolin kombëtar shqiptar dhe duke kënduar këngën “Xhamadani vija – vija”, ky veprim jo befasues për neve nga ana e policisë malazeze, është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut që burojnë nga instrumentat juridik ndërkombëtar. Kjo bën që aspiratat për ndërtimin e demokracisë dhe funksionimit të shtetit të së drejtës janë vite – dritë larg!

Sjellja e policisë malazeze ndaj studentëve shqiptar përbën shkelje të lirisë së shprehjes, duke na sjellur edhe njëherë tjetër në mendjet tona dhe në skenën politike të shqiptarëve në Mal të Zi një epokë historike të kaluar kur njerëzit nuk guxonin të shprehnin mendimet e veta (periudha e errësirës komuniste). Kjo përbën një shqetësim serioz dhe mjaft primitiv, duke faktuar që jemi larg aspiratave për integrime drejt Evropës së bashkuar! [Read more…]

Filed Under: Grudë, Malësi, Sidebar

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • U shënua në Nju Jork,110 vjetori i Kryengritjes së Malësise se Madhe (FOTOGRAFI)
  • “UNE E DI SE ME VRASIN”
  • Rihapet Kutia e Pandorës për Hunter Biden djalin e Joseph Biden Jr.
  • Në Kosovë çdo gjë është politizuar…!
  • Lypës & prostituta
  • Kush po shtrembëron historinë?
  • Ligj i Ri për Nënshtetësinë Greke – Kushti i Parë: Njohja e Gjuhës!
  • Vetëm 3500 spektatorë holandezë do të lejohen ta ndjekin Eurovision 2021
  • Më 25 Prill do të votoj kundër…

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

“UNE E DI SE ME VRASIN”

Nga: Kozeta BRUÇI Shkrim, dedikuar punes 17 … [Vazhdo....]

Lypës & prostituta

Nga Edmond Tupja Sipas disa miqve të mi … [Vazhdo....]

Kush po shtrembëron historinë?

… [Vazhdo....]

Ligj i Ri për Nënshtetësinë Greke – Kushti i Parë: Njohja e Gjuhës!

Me Ligjin 4735/2020 u bënë ndryshime të … [Vazhdo....]

Vetëm 3500 spektatorë holandezë do të lejohen ta ndjekin Eurovision 2021

Vetëm 3500 spektatorë do të shikojnë të gjitha … [Vazhdo....]

KRONIKANI I VDEKJEVE….

-Tregim nga Shefqet Meko- Ishte dimër i … [Vazhdo....]

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

KURIOZITETE

Gjuha shqipe nuk është matematikë, por është e rëndësishme sa matematika

03/30/2021 By Pafragje

Agim VuniqiProblemi gjuhësor te shqiptarët e Kosovës nuk është aq i thjeshtë, shumica e shqiptarëve të Kosovës dhe më gjërë, duke përfshirë udhëheqësit e shtetit belbëzojnë shqip, por edhe në gjuhët tjera, sepse nuk kanë gjuhën bazike të fortë, nuk e dijnë gjuhën shqipe, dhe duke arsyetuar atë mosdije vejnë në spikamë ideologjinë. Shkenca është […]

Patentat shqiptare njihen edhe në Itali dhe anasjelltas

03/29/2021 By Pafragje

Patentat shqiptare njihen zyrtarisht në Itali, dhe ato italiane anasjelltas. Pas marrëveshjes mes dy shteteve, tashmë vendimi është botuar sot në Fletoren Zyrtare. Tashmë shqiptarët mund të udhëtojnë pa probleme drejt Italisë me patentat që marrin në Shqipëri, dhe nuk kanë nevojë për konvertim në shtetin fqinj përtej Adriatikut.  Marrëveshja është në fuqi për 5 […]

Gjergj Hasanaj , personalitet me merita në fushën e arsimit, kulturës dhe folkloristikës shqiptare

03/25/2021 By Pafragje

 Gjekë Gjonaj Trieshjanët e kanë në gjen arsimin. Këtë a kanë dëshmuar disa personalitete të njohura të arsimit dhe kulturës mbarëshqiptare  nga ky cep i Malësisë,  që në fillimet e shekullit XX , të cilët u diplomuan në universitetet më të njohura evropiane  të kohës, ku edhe fituan titujt më të lartë shkencorë të profileve […]

Në perkujtim të 110 vjetorit të fillimit të kryengritjes kundër turkeosmane të Malësisë Madhe. (24 mars 1911-24 mars 2021).

03/24/2021 By Pafragje

Nga Ndue  BACAJ Si sot, 110 vite  më parë , me 24 mars 1911 do të fillonte kryengritja kundër turkeosmane e Malësisë Madhe. Kreshniku i Malësisë dhe shqiptarisë Ded Gjon Luli së bashku me trimat malësor të Hotit e Malësisë do të mesynin si duhi mali, dy çibanet turke që rendonin mbi keto troje ; […]

Siguria e pronës dhe e administrimit të tokës është përgjegjësi e shtetit, apo së paku do të duhej të ishte ashtu

03/24/2021 By Pafragje

Nuk është e pazakontë nëse fitoni kontestin në Gjykatë, edhe poqëse kryhet përmbarimi, ju sërish mund të kërcnoheni, sepse uzurpatorët kanë kuptuar brishtësin e zbatuesve të ligjit Agim Vuniqi Prishtina e ngrehinave shumëkatëshe me rrugë-dhi të ngushta është bërë shembull tipik i kaosit urban, i mbikalimeve me shkallë të rrëpishme, alpiniste, të pashfrytëzuara, që simbolizojnë […]

Përkujtojmë 32-vjetorin e kalimit në amshim të bariut shpirtëror dhe liderit të komunitetit tonë Mons. dr. Zef Oroshit

03/24/2021 By Pafragje

Klajd Kapinova Mons. dr. Zef Oroshi gjithë jetën i përgjuar nga diktatura komuniste Këtë vit mbushën 32 vjet nga kalimi në amshim i bariut shpirtëror dhe liderit të shquar dhe të paharruar të komunitetit shqiptaro amerikanë Mons. dr. Zef Oroshit (1912-1989). Sapo mbërriti me avion nga Italia në SHBA dhe u vendos në shtetin e […]

Gjama e burrave dhe vaji i grave në Malësi

03/18/2021 By Pafragje

Gjekë  Gjonaj Gjama e burrave, është një traditë që është përdorur nga burrat shqiptarë – malësorë  vetëm për burrat e vdekur. Ky ritual mortor në trevën e Malësisë së Mbishkodrës  është aq i vjetër sa edhe  në malësitë –krahinat tjera  veriore  shqiptare në Shqipëri, në   Kosovë, në Labëri  dhe në arbërorë të Greqisë. Sipas studiuesve […]

RETUSHUESIT- SI E KORREKTOJNË REALITETIN RAMA DHE VELIAJ

03/17/2021 By Pafragje

Po të kërkosh foljen “retushoj” në një prej fjalorëve online të Gjuhës Shqipe gjen lehtësisht se kuptimi i saj është bërja e ndryshimeve a përmirësimeve të imëta në një fotografi, në një film ose në një pikturë duke e ndrequr hollë e me mjeshtëri. Është i njohur ky proces gjatë viteve të diktaturës në vend, […]

Gjelosh Junçaj, rapsod i mrekullueshëm me zërin si pushka

03/13/2021 By Pafragje

Gjekë Gjonaj                        Në kërkim të lahutarit  më të vjetër  në Malësi   arrita  në  shtëpinë e  Gjelosh Junçaj, në Tuz, ku jeton një jetë të qetë, të bukur e në harmoni të plotë  me bashkëshorten e tij Marinë. Të dy intelektualë, profesorë të gjuhës dhe letërsisë shqipe, tashmë në pension. Bashkëbisedimi    me këtë çift     shembullor, […]

E kujt është republika ?

02/20/2021 By Pafragje

Agm VuniqiNganjëherë lajmet skandaloze të bëjnë të luash mendsh. Nuk janë vetëm lajmet por edhe këmbimi i llafeve që marrin karakter të ngjarjeve, nuk kisha thënë krejt “horror” po të dyshimta po se po. E çuditshme është urrejtja te njerëzit, sidomos kur ajo manifestohet për diçka që nuk është personale, e as që duhet të […]

Ulqini me borë

02/17/2021 By Pafragje

Gjekë Gjonaj Pas  një jave me të reshura të dendura shiu, të cilat shkaktuan përmbytje të mëdha  në shumë zona të Komunës së Ulqinit,  Ulqini sot  paradite u  përfshi nga reshjet e dëborës. Temperatura e mëngjesit është ulur në  zero gradë celsius gjë që ka sjellë edhe dëborën e parë në këtë dimër . Reshjet […]

I le “kuajt” në parajsën e marrëzisë

02/09/2021 By Pafragje

Marash Gilaj ( Fantazi mbi poezinë “Kuajt” të Gjekë Marinaj) Ti refuzove të të quanin kalë, Ndaj, çave ferrën tridhjetë vjet më parë. Fluturove larg, Duke kaptuar fusha , male, dete e qytete Sepse nuk doje të flisje gjithë jetën me vete. Ikën tre dekada, nga ajo kohë e mallkuar, I le “Kuajt” në parajsën […]

Gjekmarkaj “shpërthen” ndaj Nanos( Çfarë thoshte dikurë për Ramen-video)

02/05/2021 By Pafragje

Berisha të mundi disa herë me vota dhe të nxori në pension, kishe lyer flokët dhe mjekrën me bojë. U mbyll me Berishën në Pallatin e Zogut për t’i bërë presion Ramës Nga Agron Gjekmarkaj Pas 10 vitesh heshtje te perballuara me gajret Fatos Nano foli! Për të shkuaren foli dhe kur flet vetem per […]

LIBRAT E AKADEMIKUT ZEF PERGEGA LARTESOJNE KOMBIN SHQIPTAR

01/30/2021 By Pafragje

Një pasdite të qetë Tiranase, në ditët e para të vjeshtës 2020, teksa sapo isha kthyer nga nje tur pune në veri të vendit, monotoninë ma theu zilja e celularit tim. Nga ana tjetër e telefonit ishte Zef Pergega, miku im, prej më shumë se tridhjetë vjetësh. Në zërin e ngrohtë dhe plot mirësi të […]

Heronjët partiak

01/29/2021 By Pafragje

“Kush fitonte më tepër ay ishte usta, dhe kush nuk plaçkitte ish krejt budalla”, Noli Shkruan: Agim Vuniqi Qytetarët amerikanë flasin dhe shkruajnë shumë, është e drejtë e mbrojtur me ligj, “Bill of rights”, e drejta për të folur dhe për të shpehur mendimin “pa pardon”. Kjo të ndihmon shumë të shprehësh mllefin, pra kur […]

Tom Fitton dhe Judicial Watch tregojnë se listat e pista të votimit nënkuptuan zgjedhje të pista

01/28/2021 By Pafragje

“…California, vendosi një proces gjyqësor me ne dhe vitin e kaluar filloi procesi i heqjes së deri në 1.6 milion emrave joaktivë nga listat e Los Angeles County. Kentucky, gjithashtu filloi një pastrim të qindra mijëra regjistrimeve të vjetra vitin e kaluar, pasi hyri në një dekret pëlqimi, për t’i dhënë fund një tjetër procesi […]

Dukaj: Pakicat në Mal të Zi nuk duan getoizim

01/28/2021 By Pafragje

Politologu dhe analisti shqiptar nga Mali i Zi, Kristjan Dukaj për televizionin shtetëror të Malit të Zi (RTCG) i ftuar në emisionin “Mostovi”, foli për librin e tij të ri “Pakicat në Mal të Zi dhe mekanizmat ekzistues për mbrojtjen e tyre”, ku theksoi që pakicat në Mal të Zi nuk duan getoizim por integrim […]

Si po zhduket gjuha shqipe…!?

01/12/2021 By Pafragje

Bashkebisedim me shkase Gazmend Shaqiri, inxhinier i elektrikes në Kompanine me te madhe te automobileve Ford, Detroit, i brengosur për fatin e gjuhes shqipe me shkruan: I  percjelli emisionet televezive te Kosoves dhe Shqiperis dhe kam ardhe ne perfundim se mbrenda 10 deri ne 20 vjete nese nuk do ta dish Anglishten nuk do te […]

Ke po ndihmon Turqia …Shqiperine apo Ramen ?

01/07/2021 By Pafragje

Vizita e Rames ne Turqi eshte bere me ftesen personale te Sulltanit turk Erdogan dhe per formen qe po zhvillohet qe nga pritja me kuaj, tapete e sajdisje te nivelit me te larte shteteror qe nuk ju jane rezervuar as Trump. Merkel, Macronit etj por edhe ”koincidences ” se rastit se ajo zhvillohet vetem tre […]

80 vjetori i Vdekjes së At Gjergj Fishtes .

12/30/2020 By Pafragje

Nga Ndue  BACAJ 80 vite më parë, në moshen 69 vjeçare,  me 30 dhjetor 1940 , në  Shkoder  do të perhapej   lajmi i ndarjes nga jeta i njërit prej koloseve më të medhenj të fjales e vepres , At Gjergj Fishtes. “Yndyra” e intelektualizmit , nacionalizmit  ,por edhe i qytetarisë  së thjeshtë të Shkodres , […]

Aktor të mrekullueshem,gjithmonë të befasishem me humor.(Foto..)

12/29/2020 By Pafragje

Kur i prezantuan ne nje shfaqje ne France si aktore te Shkodres, ata nuk ngurruan aspak ta korrigjonin moderatoren duke i thene se vinin nga Malesia e Madhe. Kjo u shoqerua me duartrokitjet e zjarrta te publikut. Gac Kodrina dhe Qazim Cela jane dy aktore te mrekullueshem, qe kane krijuar nje dyshe te pandashme ne […]

REVISTA AMERIKANE “LIFE”KONSTATON SE NËNA TEREZE ËSHTË KRIJESA MË E PËRSOSUR MORALE DHE NJERËZORE E TË GJITHA KOHRAVE

12/25/2020 By Pafragje

Gjekë Gjonlekaj/New York Revista e njohur amerikane “LIFE” botoi këto ditë një numër special. Kjo është njëra prej revistave amerikane më të ilustruara dhe është shumë e njohur për fotografi të të shkëlqyeshme. Ç’prej Luftës së Dytë Botërore e deri në fund të viteve 70′ kryeredaktor i kësaj reviste për ilustrime fotografike ishte fotografi gjenial shqiptar Gjon […]

Selitë partiake diktojnë çdo gjë

12/17/2020 By Pafragje

Agim VuniqiKorrupsioni, premtimet…, nga “kallashët” politikë si duket patën sukses, të gjithë iu përshtatën rregullave të reja, çdo gjë e keçe “bleronte”, edhe muçitjet ishin tjetërfare, ato vinin nga shtëpitë publike, kështu pavrejtur shqiptarët fillojnë të tjetërsohen, lakmia për pushtet, lakmia për para, ua hapi portat e kullave shqiptare fajdexhive, fallxhive, mujsharëve.Agim Vuniqi Shumica e shteteve […]

Meditim nga një udhëtim në vendlindjen time

12/13/2020 By Pafragje

Kur vij në Triesh  kthehem në origjinë Gjekë Gjonaj I lodhur nga  koha e pandemisë në Ulqin   në fund të vjeshtës dhe në  fillim të dimrit vendosa të largohem nga jeta e përditshme e qytetit të përgjumur  për të kaluar disa orë të paharrueshme  mes natyrës së virgjër malore në vendlindjen time të dashur në […]

NJE MENDIM NDRYSHE

12/13/2020 By Pafragje

Sokol PARRUCA – Çeshtja e dhunes te ushtruar nga femijet eshte diçka qe duhet analizuar me thelle. Ato femije jetojne me prinderit , qe ne menyra te ndryshme shfaqin pakenaqesite e veshtiresite e jetes , turfullojne me ofshama per hallet e tyre , ne prani te femijeve…dhe bejne pergjegjese qeverine , per gjithcka te mbrapshte […]

Ku po SHKOJMË..?!

12/13/2020 By Pafragje

Sajmir Çoku – Humbja e shpresës, kriza e besimit, shpërlarja e trurit politikisht bashkë me kërcënimin e bukës e gojës, janë edhe arsyet kryesore pse sot po na qeverisin Bandat Politike për 30 vjet me vetë “Bekimin” e votave tona që me hir e pahir po mbajmë në PUSHTet Llumin më të Ndyrë të racës […]

Kush po na vret….

12/11/2020 By Pafragje

….Nuk po na vret thjesht ai polici injorant , qorr e kriminel …fanatik e militant partie ku pertej edhe budallallikut te vet e ku per nje rroge e nje pale kepuce ”gjermane” eshte i gatshem te vrase edhe femijen e vet…As ai polici qe ”shkeli rregulloren” e nuk e pa viktimen se ishte nate por […]

Mut Nano & Nexhmija dhe…Nene Tereza ne mes tyre…

12/07/2020 By Pafragje

Si te mos mjaftohet me helmin, llumin, balten e vrerin qe derdh e hedh cdo dite mbi Shqiperine e shqiptareve prej gojes se tij te ndyre e mendjes se tij te qelbur antinjeriu e antishqiptari Mut Nano i cili qe i vetmi qe se bashku me fshatarin provincial e te pa ndreqshem te Cermenikes Tualet […]

Rama do të aplikojë votimin me postë të emigrantëve për manipulim masiv të votave në zgjedhje

12/05/2020 By Pafragje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon që emigrantët të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit përmes postës. Në një raport 26 të siguruar nga ABC, grupi i punës në KQZ ka dalë në këtë konkluzion, edhe pse në vetvete e gjithë panorama paraqitet pesimiste, me rrisqe të larta, pasiguri, kosto financiare, e mbi të gjitha […]

Përplasje e fortë në TV mes Grida Dumës dhe Frrok Çupit: Je hiç, këllirë, llum…

12/05/2020 By Pafragje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma është përfshirë në debat të ashpër me analistin Frrok Çupi, në studion e emisionit “Open”. Debati nisi ndërsa po diskutohej fakti që kancelarja Merkel i tha jo Shqipërisë për hapjen e negociatave. Sipas Dumës kjo ishte një shuplakë për Ramën, gjë e cila nuk është kundërshtuar nga Frrok Çupi.  […]

Si ta shpëtojmë demokracinë nga teknologjia

12/05/2020 By Pafragje

Nga Francis Fukuyama, Katharine T.Bartlett & Ashish Goel Midis shumë transformimeve që po ndodhin në ekonominë amerikane, asnjë nuk është më e spikatur sesa zhvillimi i platformave gjigante të Internetit. Amazon, Apple, Facebook, Google dhe Twitter, tashmë të fuqishëm edhe para pandemisë së Covid-19, janë bërë edhe më shumë gjatë saj, kjo pasi shumë nga […]

NË VEND TË NJË URIMI PËR DATËN E 76 VJEORIT TË ÇLIRIMIT…

11/29/2020 By Pafragje

Nga Ndue  BACAJ Duke qenë se mosdokordësia, për datën e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë (28 apo 29 nëntorin 1944) ka lidhje direkte me çlirimin e dy trevave veriore të Shqipërisë politike, pra të Shkodrës e Malësisë së Madhe, unë si vendali  mendova të kujtoj pak argumente historike, të cilat flasin jo pak datën […]

Siç thoshte gjyshja ime…

11/28/2020 By Pafragje

Marash Gilaj – Tregim Me Gëzimin, shokun e ushtrisë, kishim dy dekada pa u takuar. Ashtu erdhi jeta tek ne, në këto tridhjetë vitet e tranzicionit. Secili prej nesh emigroi pas vitit 1990, por në shtete të ndryshme. Kishim humbur edhe kontaktet me telefon. Ai kishte kaluar ca vite në Greqi, kishte punuar çdo ditë […]

Me përvojën personale të ndihmojmë të tjerët

11/26/2020 By Pafragje

Shkruan mr. Kristjan Dukaj, Këtyre ditëve, bota ka përkujtuar rastet e para pozitive të prekura me covid-19.kemi rikujtuar lajmet e para nga qyteti kinez, Vuhan, pamjet e para nga spitalet e atjeshme  si dhe mjekët me maska në betejen me këtë të keqe duke tentuar të shpëtonin të sëmuret. Jemi përkujtuar informacionet e para lidhur […]

More Posts from this Category

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

2004© 2021 . AlbDreams.Net | Të gjitha të drejtat e rezervuara